Një organizatë italo-shqiptare që merrej më trafikun e drogës, konkretisht kokainës është shkatërruar në Itali. Operacioni policor është bërë në zonën e Trevisos, Itali.

Në pranga janë vënë disa persona, mes të cilëve edhe një ish-futbollist, raportojnë mediet italiane.

Organizata drejtohej nga shqiptari Selim Osmani, 50-vjeçari kishte marrë me qira një ambient në një zonë të njohur si ‘Colle Umberto’ dhe e kishte kthyer në një magazinë droge.

Hetimet në lidhje me këtë organizatë droge mësohet se kishin nisur që prej 1 viti e gjysëm.

Organizata italo-shqiptare kishte si drejtues Selim Osmanin ndersa njohjet i kishte ish-futbollisti Giuliano Camporese.

Camporese, 47 vjeç nga Vittorio Veneto, ish-trajner në Castelfranco, shiste drogë për lojtarët e serisë B dhe C. Policia italiane e Trevisos thotë se është duke hetuar edhe për disa lidhje të kësaj organizate me prostitucionin. 

Ne pranga u vune shqiptaret Ermir Kola, 31 vjeç dhe Claudjan Koka 28 vjeç. Nderkohe ne kerkim jane Selim Osmani dhe vëllezërit e tij Florian dhe Shkëlzen 26 dhe 36 vjeç.