Një super-aksion policor ka goditur një grup të strukturuar kriminal i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Grupi me bazë në Tiranë, trafikonte lëndë narkotike kokainë në drejtim të Gjermanisë, ndërsa grupi merrej edhe me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Katër persona kanë përfunduar në pranga, përfshirë kreun e grupit, Leonard Duka, pjesëtari Elvis Gaçaj, ndaj të cilit është kryer atentat në vitin 2015, si dhe Oltion Logajn dhe Dritan Agajin.
Urdhër-arrestet janë firmosur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërkohë që janë kryer një sërë kontrollesh në disa banesa në kryeqytet. Gjatë aksionit janë sekuestruar disa armë dhe dy makina të blinduara.
Disa prej tyre janë arrestuar afër gjimnazit “Partizani” në Tiranë. Aksioni i policisë nuk kanë përfunduar ende për shkak se po kontrollohen imtësisht shumë banesa. Operacioni është në zhvillim e sipër dhe ende nuk ka detaje të plota zyrtare.





