Një i ri eshte plagosur mbrëmjen e sotme në Rrogozhinë me armë zjarri. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.
Personi i plagosur mësohet se është Keli Koçi 25-vjeç, ndërsa autori i ngjarjes është Ervis Dedej, i cili është shpallur në kërkim.
Sipas dinamikës së ngjarjes, konflikti ka nisur pas debateve fillimisht verbale, ndersa më pas është kaluar ne përdorimin e grushteve.
Më tej raportohet se autori ka shkuar në makinë të cilën e kishte të parkuar pranë qendrës së qytetit, ku ka marrë armën dhe ka qëlluar dy here me pistoletë në drejtim të 25-vjeçarit.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit për mjekim më të specializuar.





