Një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re në afërsi të Selitës.

Policia njofton se lënda plasëse ka shpërthyer në një mjet në lëvizje i cili drejtohej nga shtetasi Mikel Harizaj 42 vjeç. Në makinë ndodhej pasagjer edhe shtetasi Serini Dumi 26 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Shoferi Mikel Harizaj 42 vjeç, ka lindur në Selenicë, Vlorë dhe banon në Tiranë, ndërsa pasagjeri Serini Dumi 26 vjeç lindur në Berat banues në Tiranë.

Mikel Harizaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2009, ai ka plagosur me granatë tre persona, pas sherrit në ambientet e një lokali, në Selenicë të Vlorës.

Nga raportimet e policisë në atë kohë, pas sherrit Harizaj kishte dalë nga lokali dhe kishte shkuar te makina e tij, që e kishte të parkuar afër lokalit, prej ku kishte marrë një granatë dore, me të cilën kishte sulmuar shtetasit Ervis Alushi, Gentian Abazi dhe Edison Ademi.

Nga shpërthimi i granatës kishte mbetur i plagosur i rëndë njëri prej tyre, ndërsa dy të tjerët kishin marrë plagë më të lehta. Për ngjarjen, Mikel Harizaj ishte arrestuar më vonë nga policia dhe akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë.

Lexo edhe: