Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Koplik, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, një person ka plagosur me armë zjarri 32-vjeçarin, Genti Dulaj.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i është vënë pas autorit të ngjarjes, Mirush Hasa, i cili është larguar menjëherë pas plagosjes.