Mediat italiane kanë zbuluar emrat e çiftit shqiptar të arrestuar një ditë më pare në portin e Barit në Itali, me akuzën e trafikut të drogës. Ata janë identifikuar si Fatos Tahiri dhe Brunilda Meço.

Çifti shqiptar kishte mbërritur në Itali me tragetin e linjës Durrws-Bari. Në makinën me të cilën kanë udhëtuar nga Shqipëria janë gjetur 5 kg heroinë e njohur si “brown sugar” e fshehur në disqet e rrotave.

Heroina nuk ishte e konfeksionuar në pako, por në gjendje pluhuri ishte fshehur drejtpërdrejt në katër disqet, të cilat ishin modifikuar enkas.

Policia e Barit ka nisur hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të çiftit shqiptar si dhe të destinacionin final të kësaj sasie droge të rëndë.