Shtatë shqiptarë të përfshirë në një rrjet trafikimi droge të cilët u akpën me rreth 1 milionë paund kokainë u dënuan në total më se 50 vite heqje lirie këtë të hënën, nga Gjykata Isleworth Crown.
Të shtatë të pandehurit u akuzuan si dhe dënuan si më poshtë:

Ergert Ibrihimi, 27 (13.11.1990), i cili nuk kishte vendbanim të përhershëm u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 4 vjet burg.

Gentian Rina, 21 (5.4.1996), banor në Oksford ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 8 vjet burg.

Vilson Elezi, 29 (2.6.1988), banor në Outram, Oksford ishte akuzuar për për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e pasurisë kriminale. Ai u dënua me 8 vjet burg.

Damiano Kola, 21 (28.10.1996), nga Outram Road, Oksford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg.

Klodian Rina, 20 (4.3.1997), banor në Rymers Lane, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 8 vjet burg.

Lulzim Ramadani, 31 (18.6.1986), banor në Herschel Crescent, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 5 vite e 8 muaj burgim.

Edison Zebi, 21 (12.7.1996), i cili nuk kishte vendbanim fiks, ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg.
Të gjithë të pandehurit u deklaruan fajtorë në një seancë më të hershme më 5 dhjetor 2017. Banda u kap pas një operacioni të drejtuar nga Komanda e Krimit të Organizuar në Met.
Zyrtarët dëshmuan një takim midis Zebit dhe Ibrihimit në Lytton Road, Oksford më 5 nëntor 2017. Zebi ishte parë duke i dorëzuar Ibrihimit një qese të zezë, e cila më vonë u gjet që përmbante 12 pako me kokainë të pastër.
Zebi dhe Ibrihimi u arrestuan dhe, pas një kërkimi për një pronë aty pranë, ku shihej se Zebi kishte ardhur, u gjetën pesë shqiptarët e tjerë; Ramadani, Rina, Rina, Elezi dhe Kola 21 kilogramë kokainë.
Prona u përdor nga banda për të ruajtur, përgatitur dhe paketuar sasinë e lëndës narkotike.
Ibrihimi udhëtonte rregullisht nga Londra në Oksford për të mbledhur parcelat nga kjo pronë. Ai pastaj kthehej në Londër dhe iu shpërndante drogën bandave dhe rrjeteve të krimit të organizuar në të gjithë qytetin. Detektivët sekuestruan 32 kg kokainë dhe më shumë se 1,000 £ para cash, raporton newsmet.uk.
Kola, Ramadani dhe Zebi u kapën gjithashtu ehde për posedim të dokumenteve të identitetit të vjedhura ose të rreme, që u konfiskuan dhe hetuan nga zyrtarët e Njësisë Kombëtare të Mashtrimit të Dokumenteve, shkruan Panorama.
Inspektori Detektiv Mark Folan nga Komanda e Krimit të Organizuar të Metit tha:
“Ky grup kriminal kishte ngritur një sistem me aftësinë për të shpërndarë sasi të mëdha të kokainës nëpër Londër.
Nëpërmjet këtij hetimi të udhëhequr nga inteligjenca ne kemi ndaluar barnat në burim, duke dëmtuar aftësinë e bandës për të shpërndarë drogë tek tregtarët e nivelit të rrugës dhe bandat në Londër.
Jam jashtëzakonisht krenar për ekipin që ka qenë në gjendje të arrestojë një numër të konsiderueshëm njerëzish të përfshirë, kjo ka pasur një ndikim të madh në aftësinë e tyre për të luftuar kriminalitetin e tyre “.





