Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar 12 drejtorët e rinj të policisë në qarqe, të cilët fituan detyrën pas konkurrimit.

Emrat e drejtorëve të rinj të Drejtorive Vendore të Policisë në 12 qarqet e vendit, u bënë të ditura nga ministri i Brendshëm gjatë një aktiviteti për prezantimin e tyre.

Elton Alushi – Drejtor i Policisë Tiranës

Vilson Bala – Drejtor i Policisë Durrës

Skënder Hitaj – Drejtor i Policisë Fier

Fatmir Hoxha – Drejtor i Policisë Elbasan

Fatmir Lleshaj – Drejtor i Policisë Shkodër

Erion Ahmeti – Drejtor i Policisë Korçë

Elidon Çela – Drejtor i Policisë Vlorë

Altin Mena – Drejtor i Policisë Lezhë

Altin Merizaj – Drejtor i Policisë Gjirokastër

Luigj Vathi – Drejtor i Policisë Berat

Gentian Berberi – Drejtor i Policisë Kukës

Artion Duka – Drejtor i Policisë Dibër

Ndërkohë, vijon konkurrimi për 48 shefa të komisariateve në të gjithë vendin.

Kujtojmë se përmes të njëjtit proces konkurrimi u zgjodh dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.