Policia italiane goditi një ditë më parë një grup prej nëntë personash, italianë e shqiptarë, që merreshin me trafik marijuane nga Shqipëria dhe kontrabandë cigaresh.

Mediet italiane duke iu referuar burimeve policore, kanë publikuar edhe emrat e personave të arrestuar.

Shqiptarët e arrestuar janë: Keljant Laka, 28 vjeç dhe Ali Gockaj, 47 vjeç. Ata të dy sipas dosjes së policisë ishin përgjegjës për transportin e drogës nga Shqipëria, kryesisht me skaf.

Ata u zbuluan kur dërgesa e fundit dy vjet më parë shkoi keq, pasi ndërkohë që tentonin të afroheshin në breg, u pikasën nga rojet italiane dhe braktisën mjetin.

Policia sekuestroi 436 kilogramë marijuanë në mjet, dhe 41 kg të tjera në skaf.

Policia vijoi hetimet dhe gjurmimin, deri sa goditi gjithë grupin, përfshirë edhe dy shqiptarët.