Gjashtë shqiptarë janë dënuar nga drejtësia italiane për trafik të drogës me avion nga vendi ynë drejt shtetit fqinj.
Pilot ka qenë Vilson Lamaj, i konsideruar dhe kreu i bandës kriminale, ndërsa avioni u ndalua nga autoritetet më 25 gusht të vitit 2015 në Brindizi me 120 kg marijuanë.
Të dënuarit janë:
Elizer Ahmetaj 8 vjet e 4 muaj burg.
Arshi Ahmetaj në 8 vjet burg.
Xhesjan Ahmetaj 7 vjet dhe 2 muaj burg.
Artion Lamaj në 8 vjet burg.
Bukurosh Keshilli në 7 vjet burg.
Virgion Imeraj në 6 vjet dhe 10 muaj burg.
Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj: – Elizer Ahmetaj 27 vjeç – Xhesian Ahmetaj 21 vjeç – Arshi Ahmetaj 29 vjeç – Artjon Lamaj 29 vjeç – Kleo Lamaj 30 vjeç – Bukurosh Këshilli 25 vjeç – Virjon Imeraj 32 vjeç – Vilson Lamaj pilot i avionit.
Aksioni i policisë u krye me bashkëkoordimin e autoriteteve në Shqipëri dhe Itali, ku në vendin tonë u vunë në pranga pjesëtarë të një fisi vlonjat, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Të ndaluarit në Shqipëri: – Neko Bruhamaj 45 vjeç, lindur e banues Ramicë– Fatos Bruhamaj 30 vjeç, lindur në Ramicë– Fadil Shahaj 53 vjeç, lindur në Vllahinë– Igli Shahaj 22 vjeç, lindur në Vllahinë– Sokol Lamaj 34 vjeç, lindur e banues në Babicë e Madhe Vlorë, – si edhe efektivi i Policisë së Vlorës, Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.





