Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Pritja", duke arrestuar në flagrancë tre punonjës të Hetimit Tatimor-Tiranë.

Tre të rinjtë e prangosur, dy nga Durrësi dhe një nga Tirana shpërdorinin detyrën, duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar, në këmbim të ryshfetit.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Pritja” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Maluen Hoxha, 30 vjeç, banues në Tiranë,

• Idajet Vrapi, 28 vjeç, banues në Durrës, (FOTO 1)

• Alban Kapo, 28 vjeç, banues në Durrës, (FOTO 2)

Të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

Hetimet po vijojnë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248/25 dhe 259/25 të Kodit Penal.