Policia italiane e provincës së Foxhias ka sekuestruar një furgon tip Fiat “Ducati” me 800 kg marijuanë e ka vënë në pranga dy shqiptarët Marsel Brakollari, 25 vjeç e Xhuljano Haxhiraj, 22 vjeç.

Furgoni është pikasur nga forcat italiane të rendit, ndërsa po kryente manovra të dyshimta në Capojale, në provincës e Foxhias. Furgoni nuk i është përgjigjur urdhrit të ndalimit të policisë italiane.

Vetëm pas një ndjekje prej disa minutash trupat e policisë italiane kanë mundur të ndalojnë furgonin me drogë, i cili ka tentuar disa herë të përplaset me automjetin e policisë e më pas është përplasur me bordin e rrugës.

Pas aksidentit 4 persona në bordin e tij janë përpjekur të largohen në këmbë. Policia italiane ka munduar të kapë vetëm 2 prej tyre; shqiptarët Marsel Brakollari, 25-vjeç e Xhuljano Haxhiraj, 22-vjeç. Në brendësi të furgonit janë gjetur 800 kg marijuanë. Sipas autoriteteve italiane droga kap në treg një vlerë prej 6 milionë euro.