Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane gjatë një aksioni anti-drogë në Reggio Emili.

Karabinierët ndërhynë brenda shtëpisë së shqiptarëve dhe aty gjetën rreth 140 gram kokainë.

Lënda narkotike ishte vendosur brenda një kavanozi së bashku me oriz. Kjo e fundit shërbente për të ruajtur drogën nga lagështira.

Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë 29-vjeçari Arsid Subashi dhe Dorian Cakri.

Brenda shtëpisë shqiptarët kishin krijuar edhe një “mini fermë”, ku policia sekuestroi 648 bimë narkotike kanabis.