Dy shqiptarë janë arrestuar në terminalin e konteniereve në Londër, Angli, ndërsa po tentonin të nxirrnin nga një kontejner 16 kg kokainë.

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli, ndërsa të arrestuarit janë Mariglen Bajraktari, 20 vjeç dhe Romario Vukzaj, 23 vjeç, që akuzohen për import dhe posedim droge klasi A.

Hetimi nisi më datë 5 maj, pasi punonjësit e portit panë një aktivitet të dyshimtë në zonën e kontejnerëve dhe njoftuan policinë.

Të dy shqiptarët u arrestuan nga Forcat Kufitare. Atyre iu kapën 16 kg kokainë të mbërritura me një kontejner frigoriferik nga Belize, në datë 1 maj. Droga kapte vlerën e 1 milion stërlinave.