Policia italiane ka sekuestruar 120 kilogramë kanabis në Ferrara dhe ka arrestuar pesë persona, të cilët janë shqiptarë, marokenë dhe spanjollë.

Sipas hetuesve, droga e gjetur e fshehur nw njw kamion mallrash do tw kapte vlerwn e 1 milionë Euro nëse do të shitej me pakicë.

Mediat italiane raportojnw se shqiptarët e arrestuar janë Vital Meco 43 vjeç, Tonin Bibaj 33 vjeç dhe Alfred Gjoka 36 vjeç, ndërsa dy të tjerët Joaquin Martinez 37 vjeç dhe Nour Eddine Benazzi 43 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se marijuana ishte transportuar nga Spanja dhe destinacion ishte tregu italian.

Në momentin e arrestimit, kamioni drejtohej nga spanjolli ndërsa marokeni ishte pasagjer, kurse tre shqiptarët ishin persona që po prisnin ngarkesën.

Hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë rast të trafikut të drogës.