Policia në Xhenova, në bazë të një urdher arresti lëshuar nga gjykatësi i qytetit, ka vene ne pranga katër persona me origjinë shqiptare, të gjithë të akuzuar për krime kundër pronës, për vjedhje të banesave dhe armembajtje pa leje.

Ata u arrestuan ne kuader te hetimeve te nisura qe në muajin nëntor të vitit 2016.

Sipas dosjes se prokurorise, bastisjet e shtëpive, shqiptaret i benin të gjitha me te njejten teknikë, duke hyre nga dritaret.

Hajdutët përdornin për të hyrë në banesa skelat apo tubat e gazit në fasadat e pallateve të ndryshme qe vidhnin.

Hetimet qe u zhvilluan edhe me ndihmen e pergjimeve, arriten te konkludonin ne zbulimin e kater shqiptareve emrat e te cileve jane: Alban Brahja, tridhjetë e pesë vjec, Gerardo Kolaj, njëzet e nëntë vjec, Nikoll Kola, njëzet vjec, Luigj Lekgegaj, tridhjetë e pesë vjec, së bashku me një tjetër bashkëpunëtor, bashkekombas i tyre.

Ata jane akuzuar autore te vjedhjeve të shumta të shtëpive te kryera në Genova dhe komunat përreth, në mes të nëntorit dhe dhjetorit 2016.