Arrestohen dy shqiptarë që kanë qenë të arratisur prej vitesh, kundër të cilëve është lëshuar një urdhër arresti për krijimin e shoqatës kriminale që synon trafikimin e drogës.
Bëhet fjalë për dy shtetasit shqiptarë, Astrit Keçi nga Shijaku dhe Shkëlqim Sufja, që u kapën në befasi në rezidencat e mbrojtura, të përdorura për të fshehur praninë e tyre në Shqipëri.
Operacioni, i cili u zhvillua në Shqipëri, erdhi në fund të një sondazhi të koordinuar nga DDA e Triestes, në bashkëpunim me Antidrogën, zyrën ndërlidhëse të policisë shqiptare në Bari dhe Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor.
Në vitin 2006 ata kishin marrë strehim në zonë për t'i shpëtuar kapjes pas një sërë hetimesh të kryera midis viteve 1998 dhe 2006 dhe masave të lëshuara nga autoritetet gjyqësore të Milanos dhe Riminit, raportojnë mediet italiane.
HETIMET
“Sky tg24” shkruan se hetimet zbuluan se të dy ishin figurat kryesore të të ashtuquajturit "grupi Keçi", i cili vepron në Shijak, në prefekturën e Durrësit, në Shqipëri. Grupi Keçi konsiderohet si një nga organizatat kryesore ndërkombëtare të trafikimit të drogës. Të dy burrat do të vazhdonin të siguronin efikasitetin e grupit duke promovuar dhe organizuar, nën profilin operacional dhe logjistik, trafikun e sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës. Droga, që vjen nga Ballkani, do të futej në disa vende evropiane nëpërmjet Italisë, ku përdoren kalimet e Friuli Venezia Giulia-s.
S.L.





