Paraditen e sotme, Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj stomatologes Olesia Duka, e akuzuar për mashtrim me shuma të mëdha.
Prokuroria e cilësoi stomatologen 38-vjeçare si person me një rrezikshmëri të lartë pasi ka mashtruar të paktën 11-të biznesmenë, emrat e të cilëve janë përmendur sot në gjyq.
"DurrësLajm" ka siguruar emrat e personave të mashtruar nga Olesia Duka, e cila i ka justifikuar disa prej tyre, madje ka shtuar se është kërcënuar edhe me jetë:
- Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)
- Edlira Shtini
- Gerta Lumi
- Adem Selmani
- Myrteza Meshi
- Ilir Doci
- Rezart Shtini
- Viktor Hoxha
- Mirana Likaj (Olesia: Kemi kontratë bashkë, nuk mbaj mend sa lekë i kam)
- Besnik Daci
- Genci Lule: (Olesia: Kam marrëdhënie biznesi me të, 20 milion lekë të vjetra i kam, por më ka kërcënuar))





