Gara për kreun e FSHF ka hyrë në fazën më të nxehtë. Por kush do të jenë personat që do të përcaktojnë edhe fatin e karriges më të rëndësishme për futbollin shqiptar.

Në listën e delegatëve me të drejtë vote në të gjitha qarqet ka emra biznesmenësh, kryetarë bashkish, të majtë e të djathtë, por edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të futbollit.

Nga qarku i Durrësit janë pesë delegatë.

Vlen të kujtojmë këtu se klubi i Teutës, së bashku me Vllazninë e Shkodrës, janë dy klubet, që kanë propozuar Armand Dukën si kandidat për zgjedhjet e 7 shkurtit.

Qarku Durrës (5)

Teuta (Edmond Hasanbelliu)
Kastrioti (Gazmend Vogli)
Iliria Fushë Krujë (Artur Bushi)
Sukthi (Adrian Gurra)
Erzeni Shijak (Ardian Kokomani)