Shpëtim Manaj dhe Klisman Uka, janë dy të rinjtë nga Kukësi, që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik tek Rruga e Kombit.

Manaj është personi i parë që humbi jetën nga ky aksident i tmerrshëm dhe trupi i tij ‘fluturoi’ jashtë makinës. Ndërsa, Klisman Uka, pavarësisht se u dërgua me helikopter drejt Tiranës, nuk arriti që të mbijetonte.

I treti që ndodhej brenda automjetit të tipit “Golf”, që doli nga rruga është Samet Elezi. Ky i fundi ishte personi që po drejtonte makinën dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.