Bashkia e Durrësit ka publikuar emrat e kandidatëve që garojnë për 4 vende pune, në nivel specialisti, pranë institucionit të pushtetit lokal.

Të interesuarit mund të kontrollojnë emrin këtu: https://www.durres.gov.al/images/Lista_e_konkurenteve_shkurt__sipas_pozicioneve_te_konkurimit2020.pdf

Vihet re se konkurenca është e fortë, pasi për secilin vend të lirë, ka një mori kandidatësh.

Kandidatët e përzgjedhur për konkursin final do të testohen në datë 21 shkurt, në orën 12.00, në sallën e Këshillit Bashkiak.

Rreth një muaj më parë, bashkia e Durrësit shpalli konkursin për vendet e lira të punës:

  • Specialist Protokolli
  • Specialist Sektori i Personelit
  • Specialist në Sektorin e Strehimit Social
  • Specialist në Sektorin e Kadastrës Shpronësimeve dhe Menaxhimit të Gjeoinformacionit (Njësia Administrative Katund i Ri)