Zbardhen emrat e kandidatëve të PS-së që do të garojnë për anëtarë të Këshillit Bashkiak në Durrës, në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ajo që bie në sy nga lista e dorëzuar pranë KQZ-së dhe që “DurrësLajm” po e publikon të plotë në vijim është se shumë nga këshilltarët aktualë nuk rikandidojnë.
Lista kryesohet nga ish-deputeti Rolant Xhelilaj, ish-drejtoresha e arsimit Ana Dhamo dhe kreu aktual i Këshillit Bashkiak Ani Dyrmishi.
Ndër këshilltarët aktualë që rikandidojnë sërish për një mandat të dytë janë Aneida Rroshi, Alfred Mullaraj, Jurgen Zaza, Denisa Luarasi, Klementina Meçi etj.
Ndërkohë emra të rinj që pritet të ulen në karriket e Këshillit Bashkiak janë mjekja Xhiliola Doçi dhe figura të tjera nga rradhët e PS Durrës që janë të njohur mes strukturave partiake.
Bie në sy, se ndryshe nga Këshilli aktual, në Këshillin e ardhshëm Bashkiak do të mungojnë shumë drejtues institucionesh si Alban Ramohitaj, Agim Karaj, Jolanda Mustafaraj, Eva Budini etj. Në listën e këshilltarëve mungon edhe emri i Afrim Bakajt, një figurë e njohur në PS-në lokale.