Është konstituuar Këshilli Studentor i universitetit “Aleksandër Moisiu”, në mënyrë që përfaqësimi i studentëve të jetë sa më dinjitoz dhe konkret.

Pas zgjedhjeve të mbajtura më 7 shkurt, ku studentët e UAMD-së të çdo viti dhe secilit fakultet, iu drejtuan kutive të votimit për t’i besuar votën kandidaturës së tyre të preferuar, ditën e djeshme u mblodh Këshilli Studentor për të zgjedhur përfaqësuesit.

Në një proces të drejtë dhe transparent, nën monitorimin e drejtorit të Administrimit dhe Shërbimeve Akademike të UAMD-së, Xhafer Rakipllari dhe Përgjegjëses së Sektorit të Karrierës dhe Alumnit në UAMD, Pamela Luga, u konstituan Këshillat Studentorë të Fakulteteve, si më poshtë:

FAKULTETI I BIZNESIT

Dionis Dyrmishi (Kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit)
Gisela Shtama (Sekretare e Këshillit Studentor të Fakultetit)
Anisa Kadiu (anëtare e Këshillit Studentor të Fakultetit)

FAKULTETI I EDUKIMIT

Kloida Gjuzi (Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit)
Melisa Batalli (Sekretare e Këshillit Studentor të Fakultetit)
Eni Hoxha (anëtare e Këshillit Studentor të Fakultetit)

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE

Leonardo Taragjini (Kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit)
Anita Paramoni (Sekretare e Këshillit Studentor të Fakultetit)
Erina Mema (anëtare e Këshillit Studentor të Fakultetit)

FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Ornela Rrustaj (Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit)
Elsa Rrustaj (Sekretare e Këshillit Studentor të Fakultetit)
Ardit Elezi (anëtar i Këshillit Studentor të Fakultetit)

FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE

Erjeta Berisha (Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit)
Paula Haku (Sekretare e Këshillit Studentor të Fakultetit)
Leonora Porja (anëtare e Këshillit Studentor të Fakultetit)

Leonardo Taragjini fitoi besimin e përfaqësuesve të studentëve nga fakultetet përkatëse të UAMD-së, për të marrë drejtimin e Këshillit Studentor, dhe për të organizuar punën që e pret këtë këshill drejt kërkesave të studentëve të universitetit.

Në pozitën e nënkryetares së Këshillit Studentor është përzgjedhur Ornela Rusta, ndërsa sekretare e Këshillit Studentor do të jetë Anita Paramoni dhe përgjegjëse e Marrëdhënieve me Publikun, Kloida Gjuzi.

Nga menaxhmenti i UAMD-së, përfaqësuesve të studentëve iu bë e qartë se do të kenë mbështetjen nga të gjitha mekanizmat e universitetit, ndërsa përpara i pret një punë me përgjegjësi dhe përkushtim.