Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të zëvendësuar mandatet e deputetëve të opozitës.
Kështu që në Lezhë, Elda Hotit i jepet mandati i deputetes së LSI-së, e cila zëvendëson ish-deputeten Viktore Tushaj.
Në Berat, Lefter Maliqit i jepet mandati i deputetit të PD-së, duke zëvendësuar Astrit Veliaj.
Në Gjirokastër, Ediola Brahës i jepet mandati i deputetës së LSI-së, duke zëvendësuar Vangjel Tavon.
Në Tiranë, Majlinda Halili merr mandatin e deputetes së PD-së, duke zëvendësuar Gent Strazimirin.
Në Durrës, Edlira Hyseni merr mandatin e deputetes së LSI-së, duke zëvendësuar ish-deputeten Nora Malaj.
Në Korçë, Ligoraq Karamelos i jepet mandati i deputetit të PD-së, duke marrë në këtë mënyrë mandatin e Klevis Balliu.





