Pasditen e sotme, Gjakova u trondit nga një atentat me armë zjarri në fshatin Marmull, ku për pasojë një person humbi jetën, ndërsa një tjetër u plagos.
Viktima (në foton poshtë) është identifikuar Tun Bezhi, 40 vjeç, i cili edhe pse u dërgua me shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës, nuk mundi të mbijetonte.
Pak pas atentatit, policia arriti të arrestonte autorin, shtetasin Alfred Gjugja.
Sipas Prokurorisë së Gjakovës, motivet e kësaj vrasjeje dyshohet të jenë çështjet e pronësisë, por nuk ka ende asgjë ë konfirmuar.