Policia e Durrësit njoftoi paraditen e sotme se dy persona kanë rënë në pranga, pasi janë kapur me armë zjarri në Shkallnur.
Policia kishte marrë informacione se dy të rinj, po qarkullonin të armatosur, ndaj edhe efektivët e Durrësit kanë ndërhyrë menjëherë duke bllokuar mjetin, ku edhe gjetën armë zjarri me 14 fishekë.
Në pranga kanë përfunduar dy të rinjtë Nexhat Hoxha 28 vjeç dhe Francesko Muça, 23 vjeç, pasi të dy akuzohen për veprat penale; “armë mbajtje pa leje dhe municion luftarak” dhe “Moskallzim krimi”.
Dy të rinjtë janë banues në Fiershegan, Lushnjë.





