Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përzgjedhur në mbledhjen e sotme kandidatët, që kualifikohen për në Gjykatën e Lartë.

Nga 22 kandidatë që kishin aplikuar për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë, vetëm tetë prej tyre do të vazhdojnë garën.

Mësohet se 13 prej kandidatëve janë skualifikuar pasi nuk plotësonin kriteret, ndërsa një tjetër është dorëhequr.

Tetë kandidatët që do të vijojnë garën janë: Jetmira Rragami, Rezarta Melo (Cenaj), Sokol Sadushaj, Ervin, Pupe, Theodhor Sollaku, Kestrin Katro, Ilir Panda dhe Ardita Buna Alsula.