Dy persona janë arrestuar në Vlorë dhe Fier për armëmbajtje pa leje. Të arrestuarit qarkullonin në qytet të armatosur me pistoletë.

Në Vlorë u arrestua Ilir Birçaj 49 vjeç, të cilit në çantën personale iu gjet një pistoletë TT model 54 e mbushur me 7 fishekë. Ilir Birçaj është person me precedent penal për të njëjtën vepër, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Ndërsa në Fier është arrestuar Baftjar Bushi 25 vjeç nga Tirana. Ai u kap në lagjen “8 Shkurti” duke udhëtuar me makinë “Benz”, brenda së cilës iu gjet një pistoletë me 5 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë dhe Fier për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".