Bashkia Durrës ka publikuar listën e kandidatëve të përzgjedhur për konkursin e datës 18 janar, për pozicionet e lira të punës të shpallura nga institucioni i qeverisjes vendore.
Meqë në konkursin me shkrim marrin pjesë shumë kandidatë, bashkia ka vendosur ta zhvillojë konkursin në dy fasha orare 09.00-10.00 dhe 10.30-11.00.
Në njoftimin për shtyp, bashkia bën të ditur se tek konkursi i grupit të parë do të marrin pjesë kandidatët që u fillon emri me shkronjën A deri tek shkronja D, ndërsa grupi i dytë do të jenë kandidatët e tjerë.
Emrat e kandidatëve fitues do të shpallen më 20 janar
Për të respektuar protokollet e sigurisë anti-Covid, bashkia u kërkon kandidatëve pjesëmarrës që të respektojnë rregulloren e mëposhtme:
1.Dizifektoni duart para se të hyni në sallën e konkurimit.
2.Maska vendoset në mënyrën e duhur gjatë gjithë kohës.
3.Konkurimi me shkrim është një orë.
4.Mbi tavolinë të keni kartën e identitetit