Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy personave mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Milot-Mamurras.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se mjeti tip “Toyota” doli nga rruga dhe ra në kanal me ujë, ku për pasojë humbën jetën shtetasit Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa 39 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.





