Një aksident ka ndodhur sot në Bulqizë, përgjatë Rrugës së Arbrit.

Mësohet se rrugën e fshatit Smollik një mjet ka rënë në greminë dhe janë lënduar rëndë dy persona.

Të lënduar rëndë janë: Jeton Tola 44 vjeç (drejtues mjeti) dhe Orgito Tola 18 vjeç (pasagjer).

Policia dhe dy ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes, ku pritet që të lënduarit të dërgohen në spitalin e Bulqizës, por terreni i vështirë e bën të vështirë punën.