“Skena të tmerrshme” i kanë cilësuar dëshmitarët, momentin e plagosjes së 28-vjeçarit Dino Majko në Sarandë.
Burime nga vendngjarja bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal nate, në një kohë që në të kanë qenë klientë dhe turistë të shumtë. Nuk dihen detajet se përse ka nisur sherri, por së paku, raportohet se i riu është goditur 5 herë me thikë.
Policia ka dhënë versionin zyrtar të plagosjes së të riut Dino Majko Uniformat blu, theksojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 në qytetin bregdetar, ku Enivled Aliu, ka goditur me thikë të riun Majko.
Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia është vendosur në kërkim për kapjen e autorit. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





