Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Mesnata”, teksa është bërë i mundur arrestimi i dy personave pasi u gjet armë zjarri në makinën me të cilën ata po lëviznin.
Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, që drejtohej nga 37-vjeçari Astrit Shekaj, në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Në përfundim të operacionit përveç shoferit, u arrestua dhe 27-vjeçari me iniciale Armando Vulaj, i cili ishte pasagjer në mjet. Të dy të arrestuarit rezultojnë të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit “.





