Pavarësisht se në mbledhjen e pasdites së Këshillit Bashkiak Durrës, në rendin e ditës ishin përcaktuar 10 pika, këshilltarët socialistë deklaruan që në fillim se 7 pikat e para do t’i shqyrtonin një një mbledhje tjetër, duke lënë për shqyrtim vetëm 3 pikat e fundit:
8. Për mbarimin përpara afatit të mandatit të këshilltarit Romina Uka.
9. Për zgjedhjen e Komisioneve të Përhershmë të Këshillit Bashkiak Durrës
10. Për miratimin e kalendarit të mbledhjeve të Keshillit Bashkiak Burrës.
Kreu i grupit të këshilltarëve socialistë, Arben Isaku, lexoi përbërjen e 12 komisioneve, të cilët në të ardhmen do të marrin në shqyrtim të gjitha propozimet që administrata e kryebashkiakes Valbona Sako do të sjellë për miratim në parlamentin e qytetit.
DurrësLajm po e publikon të plotë listën e komisioneve dhe përbërjen e tyre, ku bie në sy se dy komisionet; ai i buxhetit, financës dhe taksave-tarifave dhe ai i strehimit dhe shërbimeve publike, që kanë impakt të drejtpërdrejtë në shërbimet që u ofrohen qytetarëve të Durrësit ka dhe përbërjen më të madhe të anëtarëve.
E vetmja përfaqësuese e opozitës në Këshillin Bashkiak, këshilltarja e Bindjes Demokratike Morena Boja shfaqet në 3 komisione, nga të cilët kryeson vetëm atë të mjedisit.
Megjithëse PS ka shumicën absolute duke numëruar 50 këshilltarë (së bashku me partitë aleate), emrat e shumë këshilltarëve dalin në më shumë se një komision. Nga këshilltarët meshkuj ata që janë të pranishëm në të paktën 2 komisione janë Arben Isaku, Alban Ramohitaj, Elio Jani, Jurgen Zaza, Jurgen Dashi, Artion Beqiraj, Orges Liperi, Aleksandër Cangonji, Alfred Mullaraj, Agim Karaj etj.
Ndërkohë, përsa u përket këshilltareve femra, emrat që ndeshen më shpesh janë Alneida Rroshi, Ana Dhamo, Silva Aleksi, Klementina Meci, Eni Karaboja, Jolanda Mustafaraj, Adriana Hatellari etj.
Dy këshilltarët më të rinj në moshë të këtij Këshilli Bashkiak, Eni Karaboja dhe Jurgen Zaza, përveç se marrin për herë të parë pjesë në parlamentin e qytetit, janë anëtarë edhe të dy komisioneve.
Në mbledhjen e sotme, vlen të theksohet se këshilltarët lanë për në një mbledhje tjetër miratimin ose jo të shkarkimit të drejtorit të qendrës kulturore Elio Bajramaj dhe emërimin në vend të tij të Laert Vasilit dhe ndryshimit të termit nga qendra kulturore “Aleksandër Moisiu” në teatri “Aleksandër Moisiu”.
1) Komisioni i Rregullores
Kryetar: Alban Ramohitaj
Nënkryetar: Alneida Rroshi
Anëtar: Arben Isaku
Anëtar: Juliana Osmani
Anëtar: Elio Jani
2) Komisioni i politikave të zhvillimit të turizmit
Kryetar: Artion Beqiraj
Nënkryetar: Morena Boja
Anëtar: Mahmut Mani
Anëtar: Tomor Agalliu
Anëtar: Elio Jani
Anëtar: Aleksandër Cangonji
Anëtar: Etleva Budini
3) Komisioni i marrëdhënieve me jashtë
Kryetar: Alneida Rroshi
Nënkryetar: Denisa Luarasi
Anëtar: Arben Isaku
Anëtar: Ana Dhamo
Anëtar: Jurgen Zaza
Anëtar: Orges Liperi
Anëtar: Nurije Gjoni
4) Komisioni i mjedisit
Kryetar: Morena Boja
Nënkryetar: Agim Ciraku
Anëtar: Alfred Mullaraj
Anëtar: Lejla Collaku
Anëtar: Eni Karaboja
Anëtar: Tomor Agalliu
Anëtar: Alban Ramohitaj
5) Komisioni i barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale
Kryetar: Klementina Meci
Nënkryetar: Petrit Ismailati
Anëtar: Jolanda Mustafaraj
Anëtar: Adriana Hatellari
Anëtar: Esmeralda Xheraj
6) Komisioni i politikave të zhvillimit ekonomik
Kryetar: Agim Karaj
Anëtar: Ana Dhamo
Anëtar: Klementina Meci
Anëtar: Morena Boja
Anëtar: Ermand Laci
Anëtar: Jurgen Dashi
Anëtar: Ilir Subashi
7) Komisioni i kulturës, arsimit, sporteve dhe komuniteteve fetare
Kryetar: Jolanda Mustafaraj
Nënkryetar: Jurgen Dashi
Anëtar: Aleksandër Cangonja
Anëtar: Esmeralda Xheraj
Anëtar: Violeta Muhedin
8) Komisioni i pronave publike, transportit dhe trafikut rrugor
Kryetar: Alfred Mullaraj
Nënkryetar: Zamira Mustafaraj
Anëtar: Nazmi Bodlli
Anëtar: Agim Çiraku
Anëtar: Jurgen Zaza
Anëtar: Denisa Luarasi
Anëtar: Kastriot Xhangoli
9) Komisioni i zhvillimit urban dhe përdorimit të tokës
Kryetar: Arben Isaku
Nënkkryetar: Ana Dhamo
Anëtar: Orges Liperi
Anëtar: Silva Aleksi
Anëtar: Kastriot Xhangoli
Anëtar: Eni Karaboja
Anëtar: Etleva Velçani
10) Komisioni i Buxhetit, financës dhe taksave-tarifave
Kryetar: Pamela Bardhaj
Nënkryetar: Morena Boja
Anëtar: Juliana Osmani
Anëtar: Ilir Subashi
Anëtar: Periana Kotri
Anëtar: Indrit Cerloj
Anëtar: Ardian Peza
Anëtar: Lejla Collaku
Anëtar: Alneida Rroshi
Anetar: Agim Karaj
11) Komisioni i strehimit dhe shërbimeve publike
Kryetar: Elio Jani
Nënkryetar: Silva Aleksi
Anëtar: Zamira Mustafaraj
Anëtar: Orges Liperi
Anëtar: Flutura Kasa
Anëtar: Klodian Kërtusha
Anëtar: Etleva Budini
Anëtar: Artion Beqiraj
Anëtar: Ardiana Hatellari
12) Komisioni i mbrojtjes civile dhe shëndetësisë
Kryetar: Afrim Bakaj
Nënkkryetar: Adriana Hatellari
Anëtar: Roberta Kotri
Anëtar: Silvana Kavaja
Anëtar: Valbona





