Këtë të martë janë ndarë çmimet për emrat fitues të kategorisë së pikturës, pjesëmarrës në Festivalin Rinor “Epidamnus” në Durrës.
I kushtëzuar për shkak të pandemisë së Covid-19, eventi kulturor u zhvillua pa prezencën e publikut, vetëm me konkurentët garues në ambientet e teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Piktorët e ardhshëm paraqitën punimet e tyre të shumëllojshme në dy ekspozita të cilat ishin të ndara për shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme të qytetit bregdetar, publike dhe jo publike.
Kështu, në ekspozitën e shkollave 9-vjeçare, e titulluar “Pranvera Frankofone” , konkuronin 14 institucione arsimore me 22 punime.
Ndërsa në ekspozitën e gjimnazeve, e titulluar “Epidamnus”, konkuronin 12 shkolla me 30 punime.
Në përfundim, juria e festivalit e përbërë nga Gentian Sulaj, Zigrida (Berhami) Sulaj dhe Elio Bajramaj vlerësoi me çmime si më poshtë:
EKSPOZITA PIKTURËS “EPIDAMNUS”, EDICIONI XII-të
Vendi i parë: Irma Bajrami, shkolla “Ibrahim Kodra”
Vendi i dytë: Sonja Mustafa, shkolla “Gjergj Kastrioti”
Vendi i dytë: Seadi Duçi, shkolla “Ibrahim Kodra”
Vendi i tretë: A. Biçaku
Vendi i tretë: Filomena Gjuzi, shkolla “Gjergj Kastrioti”
Vendi i tretë: Marilena Marku, shkolla “Besnik Hidri”
Çmim special: Pop Art, shkolla “Naim Frashëri”
EKSPOZITA PIKTURËS “PRANVERA FRANKOFONE”
Vendi i parë: Simona Hushi, shkolla “Hajdar Dushi”
Vendi i dytë: Irsi Cenolli, shkolla “Marie Kaçulini”
Vendi i dytë: Ejona Petohati, shkolla “Turgut Ozal”
Vendi i tretë: Alisa Dervishi, shkolla “Mihal Ekonomi”
Vendi i tretë: Egis Ismailaj, shkolla “Migjeni”
Vendi i tretë: Estia Luadhi, shkolla “Mihal Ekonomi”