Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar dhe tre zëvendës ministra të rinj. Ndryshime kanë pësuar Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Turizmit.

Në vendimin e qeverisë shkruhet se znj. Besa Shahini emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Valbona Shujaku emërohet zëvendësministër i Kulturës dhe z. Hajrulla Çeku emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Kujtojmë që Hajrulla Çeku është me orgjinë kosovare dhe është emëruar nga Rama për të përfaqësuar dhe shqiptarët që jetojnë në Kosovë.