Policia e Lushnjës godet një grup, i cili shpërndante droga të forta në qytet. Burime zyrtare pohuan se ne kuader të operacionit te koduar “Louse” ne pranga rane 3 persona.

Pas një hetimi 3 mujor të ndjekur me metodat proaktive nga efektivët e Komisariatit të Lushnjes, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • 1.Ervis Çoku, 34 vjeç. banues në Lushnje.
  • 2.Erjon Çoku, 39 vjeç, banues në Lushnje.
  • 3.Ervin Kiptiu, 38 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambjentet e frekuentuara nga personat e lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:

•30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë

•Një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

•Një armë zjarri e tipit pistoletë zastava

•Një krëhër me 8 copë fishekë.

Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të perfshirë.