Një operacion i mirëorganizuar nga policia italiane ka përfunduar me sukses në Trento të Italisë, ku në pranga kanë rënë anëtarët e 3 bandave të drogës, gjithsej 35 persona, raportojnë mediet italiane.
Mes tyre është edhe një bandë shqiptare. Operacioni ishte koduar “Tavoletta” dhe erdhi pas një viti hetimesh.
Kështu, karabinierët sekuestruan 15 kg kanabis, 800 gramë kokainë dhe 5 kg heroinë. Pjesë e bandës shqiptare janë 7 shtetas nga Shqipëria.
Ata janë: Stefan Dushku, Leonard Mema, Enrik Fetahu, Njazi Shaba, Zamir Koni, Dardan Hasani dhe Bledi Osmani.
Bandat ishin të strukturuara mirë dhe vepronin me njëra-tjetrën në disa zona të Italisë Veriore.





