Një super-operacion antidrogë i koduar “Servitium” është zhvilluar ditën e sotme nga Drejtoria e Anti Mafias në Salerno të Italisë.
Në pranga kanë përfunduar 26 persona, 11 nga te cilet kane perfunduar ne burg, 9 ne arrest shtepie dhe 6 detyrim paraqitje, raportojnë mediat përtej Adriatikut.
Sipas hetuesve, behet fjale për një organizatë gjithëpërfshirëse, që administronte të gjitha fazat e tregtimit dhe trajtimit të drogës dhe me një fitim vjetor prej rreth 1 milion eurosh.
Sipas medieve italiane, 3 te rinj shqiptare kane rene ne pranga. Ata jane:
- Ermal Luku, ditelindja 1983;
- Ervin Maloku, ditelindja 1985;
- Artur Tabaku, ditelindja 1982.
Hetuesit italianë kanë njoftuar se droga vinte nga Holanda dhe Shqipëria dhe ishte e llojit kokainë, hashash dhe marijuanë.
Ata akuzohen gjithashtu për falsifikim, armembajtje pa leje, rrembime, kanosje etj.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan edhe mbi 2 kg drogë, ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafik.





