Pas emërimitt Artan Lames nga kryeministri Edi Rama si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, qeveria ka emëruar edhe anëtarët e Këshillit Drejtues.

VENDIMI:

V E N D I M PËR EMËRIMIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën” me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si më poshtë vijon:

⦁ Znj. Majlinda Dhuka, përfaqësues i Kryeministrisë;

⦁ Përfaqësues i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Sekretari i Përgjithshëm;

⦁ Z. Gentian Deva, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë;

⦁ Znj. Ermira Gjeçi, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

⦁ Z. Artan Shkreli, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;

⦁ Z. Klaudio Çollaku, përfaqësues i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor;

⦁ Znj. Aurora Alimadhi, përfaqësues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

  1. Mbledhja e parë e këshillit drejtues të ASHK-së thirret nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, sipas afatit të përcaktuar në shkronjën “c”, të pikës 3, të nenit 69, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.