Një aksident fatal ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku për pasojë babë e bijë kanë humbur jetën. 33-vjeçari Sokol Hoxha dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha po ecnin në trotuar kur edhe u përplasën për vdekje.
Policia bën me dije se sot janë vënë në pranga dy shoferët, shtetasit: Petrit Kupe, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas, si edhe Laurenc Pallashi, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.
“Arrestimi i tyre u bë pasi në unazën e qytetit të Korçës, duke drejtuar respektivisht mjetin tip “Volkswagen” me targa AA837JU dhe mjetin tip “Benz” me targa AA831AA, janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga, duke sjellë si pasojë, vdekjen e shtetasit S.H, 32 vjeç dhe të vajzës së tij shtetases P.H, 6 vjeçe, banues në Korçë, të cilët kanë qenë duke ecur në trotuar”,- bën të ditur policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.





