Një makine policie është përplasur me një mjet tip “Volkswagen” sot në fshatin Kashisht të Fierit, ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një punonjës policie.

Efektivi i plagosur quhet Adem Demollari, ndërsa tre të plagosurit e tjerë që ishin në makinën tip “Volkswagen” janë shtetasit Valbona Zeqo, Agim Zeqo dhe Bexhete Bushi.

“Në datën 20.12.2018, rreth orës 14:50, në rrugën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesa e Kashishtit”, mjeti me targë policie me drejtues shtetasin A.D, 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.Z, 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi V.Z, 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V.Z, 44 vjeçe dhe B.B, 60 vjeçe.

Shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.