SPAK ka lëshuar urdhër-arreste dhe për dy persona të tjerë përveç Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

SPAK kërkoi arrest me burg për Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Megjithatë GJKKO ka vendosur arrest shtëpie për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitje për Ema Çokun.

Xhixho është babai i deputetes së PL, Erisa Xhixho.

Çoku konsiderohet si bashkëpunëtore dhe mike e afërt e Metës dhe Kryemadhit.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua sot pranë Kthesës së Kamzës teksa ishte duke u kthyer nga Kosova. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK për akuzat ndaj Metës.