Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pasi është përfshirë në një konflikt të dhunshëm me nje 51-vjeçar.
Policia e Vlorës bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”.
“Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore”,- njofton policia.
Dyshohet se për motive të dobëta, 51 vjeçari i identifikuar me emrin Abaz Rohani, person me precedent penal, ka plagosur me thikë 41-vjeçarin, Xhafer Kamberi. Autori i plagosjes është në arrati.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





