Karabinierët e Pesaros, të ndihmuar edhe nga Policia e Ravenës dhe Barit, kanë prangosur nje çift shqiptaresh, të akuzuar për një sërë vjedhjesh në shtëpitë e qytetarëve të Pesaros.

Sipas Ansa, në pranga kanë rënë Edmond Lika, 23 vjeç dhe Blediana Buna, 28 vjeç.

Sakaq, bashkëpunëtori i tyre shqiptar Florijan Lika, ishte arrestuar pak ditë më parë, pas një grabitje të kryer në 25 janar. Sipas hetuesve, sendet e konfiskuara arrijnë vlerën e 20 mijë eurove.

Lika u kap në portin e Barit, teksa po tentonte të kthehej me një nga tragetet e linjës në Durrës. Në momentin e prangosjes ai ishte në shoqërinë e një të afërmi.

Ndersa shqiptarja tjeter u arrestua në Ravenna dhe akuzohet se ka marrë pjesë në një grabitje të ndodhur në Pesaro, mbrëmjen e 5 marsit.

Raportohet se në këtë grabitje çifti shqiptar kishte vjedhur bizhuteri dhe ora prej floriri si dhe makinën e pronarit të shtëpisë, një automjet tip ‘Renault Clio’. 

M.P.