Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasve në kërkim:

• Julian Gripshi, 40 vjeç, banues në Tiranë;

• Arkent Gripshi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar në nenin 199/a/2 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.