Policia e Pescara-s ka prangosur 3 shqiptarë, dy djem e një vajzë, të cilët akuzohen për trafik të qënieve njerëzore me qëllime përfitimi raportojnë mediet lokale.

Grupi shqiptar sillte vajza fare të reja nga Shqipëria dhe më pas i kthente ato në prostituta. Në pranga ranë Dritan Taco, 23 vjeç dhe gruaja e tij, Anxhela Avdiraj, vetëm 20 vjeçe.

Çifti urdhërohej nga Endrit Gjella, i cili ishte tashmë i burgosur më parë pikërisht për të njëjtin krim. Por pavarësisht kësaj, ai nuk e kishte ndaluar “punën”, duke ia lënë detyrën e sjelljes së femrave dhe monitorimit të “biznesit” dy të rinjve.

Policia e pikasi skemën e shqiptarëve me ardhjen e dy vajzave shqiptare në Bari dhe ndjekja e tyre çoi dhe në finalizimin e hetimit për grupin që prostituonte bashkëatdhetaret në Itali.