Pas një kontrolli rutinë, dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në qytetin e Foggia-s.
Dy shqiptarët e arrestuar u vunë re teksa fshihnin diçka mes bimëve, që në fund rezultoi të ishte një "bukë" me rreth 500 gramë heroinë.
Gjatë kontrolleve të mëpasshme personale dhe të banesave u gjetën e 25 gramëve marijuanë.
Abaz Vrapi 48-vjeç dhe Armand Hasa 29-vjeç, janë aktualisht në paraburgim në pritje të dënimit.





