Dy studentë janë shoqëruar nga policia pas protestës së sotshme. Bëhet fjalë për studentët, Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta.
Mendohet se dy të shoqëruarit kanë gozhduar dhe kyçur dyert e disa fakulteteve.
Kujtojmë se studentët sot në protestë janë mbledhur nga ora 08-09:30 para fakulteteve për t’u bashkuar më pas në orën 10:00 para Kryeministrisë.





