Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka dhënë paraprakisht dy masa sigurie arrest në burg për një ish- punonjës të Kadastrës së Durrësit dhe për përfituesin nga tjetërsimi i pronës.

Ndërkohë arrest në shtëpi është dhënë për juristen e Kadastrës.

Mësohet se deri në këto momente janë ekzekutuar dy vendime, ai për juristen Jonida Mergeja dhe përfituesin Ndue Mesiti.

Pritet të ekzekutohet vendimi dhe për ish-punonjësin e Kadastrës Bled Zerba.

E akuzuar është dhe një notere e Durrësit për të cilën është kërkuar pezullim i licencës.

Nga hetimet paraprake bëhet me dije se leja e legalizimit është plotësuar jashtë zyrës se ish- ALUIZNI-it në emër të përfituesit Ndue Mesiti dhe është aplikuar për regjistrim nga notere Albana Hoti. 

Jonida Mergeja, juristja që ka kryer veprimet, dyshohet se e ka dhënë dorazi kartelën e pasurisë, po nëpërmjet sistemit ka lëshuar kthim përgjigje.

Noterja në bashkëpunim me personin tjetër, ish-punonjës i Kadastrës, masa e te cilit është në ekzekutim e sipër akuzohen se kanë rregulluar nëpërmjet fotoshopit firmën dhe vulën elektronike duke ia vënë në dispozicion qytetarit.

Njëkohësisht leja e legalizimit është marrë dorazi bosh nga një drejtori tjetër dhe si numër serie nuk i përket fare drejtorisë së Durrësit dhe nuk është administruar asnjëherë nga ish- ALUIZNI Durrës.

Dosja: